A është kjo dieta më e shëndetshme dhe më efikase?

Çelësi i peshës së duhur fshihet në mënyrën e të ushqyerit, të cilën e kanë praktikuar paraardhësit tanë të lashtë, e kjo do të thotë se duhet ngrënë atë që mund të “zihet, vilet dhe nxirret nga dheu”. Bash në këtë bazohet edhe libri i ri i popullarizuar “Don’t get Fat”, i autores Esther Blum.…

Lifestyle

03/03/2014 22:32

Çelësi i peshës së duhur fshihet në mënyrën e të ushqyerit, të cilën e kanë praktikuar paraardhësit tanë të lashtë, e kjo do të thotë se duhet ngrënë atë që mund të “zihet, vilet dhe nxirret nga dheu”.

Bash në këtë bazohet edhe libri i ri i popullarizuar “Don’t get Fat”, i autores Esther Blum.

Për dallim nga ekspertët e shumtë të dietave që mbështesin shmangien e mishit, Esther pohon që mishi është i nevojshëm dhe ndikon shumë në nivelet e dopaminës dhe serotinës në tru, që janë përgjegjës pë humor të mirë.

Por, ajo, megjithatë, ka vërejtur se nuk është e njëjtë se çfarë mishi konsumoni.

“Duhet të jetë mish organik, pra mish i kafshës që ka ngrënë bar të paspërskatur dhe që ka lëvizur në mënyrë normale”.

Nëse dëshironi që ta provoni këtë mënyrë të të ushqyerit, për të cilën autorja pohon se është më e shëndetshmja dhe më efikasja, atëherë duhet t’i ndiqni rregullat në vijim:

1. Konsumoni proteina kualitative, siç janë: mishi i kultivuar në mënyrë organike dhe peshqit e egër.

2. Duhet të keni kujdes me yndyrnat që i konsumoni në organizëm. Vaji i ullirit dhe gjalpi organik janë të mirë, por trans-yndyrnat nuk janë!

3. Mos e teproni me fruta të pemëve me lëvozhga dhe mos konsumoni më shumë në ditë sesa që mund të qëndrojnë në një shuplakë.

4. Mënjanoni gjërat ushqimore që përmbajnë gluten, siç kanë disa drithëra, sepse ato shkaktojnë inflamacione të ndryshme në organizëm.

5. Shmangeni ushqimin e përpunuar në mënyrë industriale dhe konsumoni më shumë pemë dhe perime të kultivuara në mënyrë organike.