A është e mundur që njerëzit të jenë alergjik në ujë? (Foto/Video)
Njerëzit mund të jenë alergjik në ujë. Ekziston "Aquagenic Urticaria", një sëmundje prej të cilës nuk është gjetur shkaku, dhe nuk ka shërim.
Fun
Rachel është gruaja e cila është rast për t’u studiuar. Ajo ka vështirësi të kryejë edhe nevojat bazike, siç janë për shembull derdhja e lotëve.
Në artikullin e botuar në bbc, thuhet se në çdo kontakt me ujin, Rachel përjeton dhimbje shumë të mëdha, të cilat zgjasin me orë të tëra, transmeton lajmi.net
“Ndihem e lodhur dhe duhet të ulem e të pushoj ca kohë” thotë ajo. “Është e tmerrshme, por nëse qaj, fytyra ime prishet e tëra.”
“Kur takoj njerëz, gjithmonë ka pyetje plot konfuzitet, ‘si ha? Çfarë pi? Si pastrohesh?’
E vërteta është se duhet të pranosh dhimbjet për të ecur përpara” thotë Rachel.”

Misteret e jetës së Dolan ju paraqesin përgjigje dhe të vërteta për funksione të ndryshme që ndodhin në jetë, transmeton lajmi.net
Është e rëndësishme të pranojmë atë që jemi dhe të vazhdojmë përpara, pavarësisht dhimbjeve që na shfaqen. /Lajmi.net/
