A është çmimi i energjisë elektrike në Kosovë i lirë? Analiza e Shenoll Muharremit e thotë të kundërtën

Sot është dita e fundit ku qytetarët mund të adresojnë ankesat e tyre rreth rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Njohësi dhe analisti, Shenoll Muharremi përmes Facebook ka reaguar kundër paralajmërimit të rritjes prej 15% të çmimit të energjisë, transmeton lajmi.net. Muharremi ka analizuar se sa paguajnë qyetarët e Kosovës faturat mujore të energjisë elektrike.…

Lajme

28/03/2025 10:23

Sot është dita e fundit ku qytetarët mund të adresojnë ankesat e tyre rreth rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Njohësi dhe analisti, Shenoll Muharremi përmes Facebook ka reaguar kundër paralajmërimit të rritjes prej 15% të çmimit të energjisë, transmeton lajmi.net.

Muharremi ka analizuar se sa paguajnë qyetarët e Kosovës faturat mujore të energjisë elektrike.

Sipas Muharremit, duke llogaritur pagën mesatare në Kosovë që është rreth 500 euro, kurse fatura mund të jetë 100 euro i bie që kosovarët shpenzojnë 20% të të ardhurave mujore në faturat energjetike, përkundër siç thotë ai një qytetari në një vend në BE, ku ai paguan 2% të të ardhurave mujore.

“Në një vend të BE-së, ku paga mesatare është 5,000 euro dhe fatura e rrymës 100 euro, kjo përfaqëson vetëm 2% të të ardhurave mujore.Në Kosovë, ku paga mesatare është rreth 500 euro dhe fatura mund të jetë gjithashtu 100 euro, energjia përbën 20% të të ardhurave.”, ka shkruar ai./Lajmi.net/