Musliut i pengon deklarata e Uran Ismailit: Kandidatët që thonë e ves apo s’e ves Sami Lushtakun s’kanë ide qysh me qeverisë- jeni bë bajat!

“Askush s’ka me mujt mu përzi në udhëheqjen e Prishtinës”, tha Uran Ismaili, kandidat i PDK-së për Prishtinën, në një debat televiziv, kur u pyet nëse do lejoj të ndërhyjë Sami Lushtaku nëse ai bëhet Kryetar i Prishtinës. Por përmendja e emrit të Sami Lushtakut nga kandidatët, se nëse pyetet apo jo ku qeverisë PDK-ja,…

Lajme

26/09/2025 09:21

“Askush s’ka me mujt mu përzi në udhëheqjen e Prishtinës”, tha Uran Ismaili, kandidat i PDK-së për Prishtinën, në një debat televiziv, kur u pyet nëse do lejoj të ndërhyjë Sami Lushtaku nëse ai bëhet Kryetar i Prishtinës.

Por përmendja e emrit të Sami Lushtakut nga kandidatët, se nëse pyetet apo jo ku qeverisë PDK-ja, nuk i ka pëlqyer shumë deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, transmeton lajmi.net.

“Kandidatët për kryetar komunash që s’kanë as program, as ide, as plan qysh me qeverisë, krejt çka dinë me thanë është: “këtu vetet Sami Lushtaku” ose “s’e ves Sami Lushtakun”, tha Musliu ndër të tjera në postimin e saj duke i thumbuar direkt kandidatët e PDK-së.

Tutje, ajo tha se kjo propagandë nuk pi më ujë.

“Grahni punës i keni edhe dy javë përpara deri me 12 tetor, se nuk ju nxjerr dot Sami Lushtaku as në njërin, as në tjetrin version. E keni shtrydhë emrin e tij në çdo mënyrë, nuk ju pin ujë më kjo propagandë. Jeni ba bajat!”, tha ajo.

E për këtë cështje se a e kontrollon apo jo PDK-në Sami Lushtaku është pyetur edhe kandidati i PDK-së për Drenas, Petrit Hajdari.

Ai tha se llogari i jep vetëm Zotit, qytetarëve, PDK-së dhe ligjit.

Postimi i plotë:

Disa thonë “për ty vetet Sami Lushtaku”, e disa tjerë “unë s’e ves Sami Lushtakun”.
Kandidatët për kryetar komunash që s’kanë as program, as ide, as plan qysh me qeverisë, krejt çka dinë me thanë është: “këtu vetet Sami Lushtaku” ose “s’e ves Sami Lushtakun”.
Po pse, për shembull, Agim Aliu kurrë s’e ka pas këtë problem?
Sepse ai ju ka grahë punëve, ka program, ka ide edhe vizion se qysh qeveriset një komunë!
Grahni punës i keni edhe dy javë përpara deri me 12 tetor, se nuk ju nxjerr dot Sami Lushtaku as në njërin, as në tjetrin version.
E keni shtrydhë emrin e tij në çdo mënyrë, nuk ju pin ujë më kjo propagandë.
Jeni ba bajat!/lajmi.net/