A e pëlqen i dashuri juaj një femër tjetër? 10 shenjat që tregojnë se ai po mendon për dikë tjetër

A është duke u afruar më shumë me dikë? Mos duket në siklet kur e përmendi atë femër?

Lifestyle

30/03/2021 11:19

Kohë pas kohe, secila lidhje pëson ndryshime dhe ju do të dalloni sjellje të reja tek i dashuri, qoftë për mirë, për keq apo thjeshtë, ndryshe, shkruan lajmi.net.

Kjo mund të ndodhë për shumë arsye, mund të jetë familja, puna, financat, shoqëria, zënkat tuaja, etj, por gjithashtu mund të jetë fakti që atij i ka rënë në kokë për një femër tjetër.

Sigurisht, nëse ai çmendet pas një modele apo aktore, nuk është së përbën ndonjë farë rreziku, por po flasim për rastet që është një femër shumë e prekshme për të.

Mirëpo fatmirësisht shenjat janë të dallueshme, dhe këtu kemi mbledhur 10 shenjat më të dallueshme se i dashuri juaj pëlqen dikë tjetër:

  1. Ai i jep një femre tjetër shumë vëmendje, flet shumë me të, shkruan etj.
  2. Nuk ka dëshirë që ti të shohësh telefonin e tij, edhe nëse vetëm jeni afër tij ai do të përpiqet të mbuloj në ndonjë formë telefonin, shkruan lajmi.net.
  3. Ai reagon shpejtë dhe shumë për gjithçka që ndërlidhet me simpatinë e tij, sidomos nëse bëni ndonjë pyetje rreth saj.
  4. Ai shmangë shikimin në sy me ty. Ai mund të jetë duke u ndjerë në faj, ose ka frikë se do ta dalloni që po fsheh diçka.
  5. Ai e shikon të njëjtën femër vazhdimisht, qoftë në jetë reale qoftë në platforma sociale.
  6. Ai duket më pak i interesuar në ty, mungon pasioni i dikurshëm.
  7. Ai mbrohet shumë. Nëse ai reagon keq për çdo fjalë tuajën, mund të jetë sepse është thellë në vete i nevrikosur sepse nuk mund të ketë dikë tjetër ndërkohë që është me juve.
  8. Jep shenja të afeksionit fizik të njëjtës femër vazhdimisht, qoftë dora në shpinë, ia mbanë derën hapur, apo përdorë çfarëdo arsyetimi për ta prekur atë.
  9. Bën komente paksa seksuale rreth një femre në formë shakaje.
  10. Ju thjeshtë e ndjeni se ai pëlqen dikë tjetër, dhe të themi të drejtën, në shumicën e rasteve intuita po të tregon të vërtetën. /Lajmi.net/