A e ka prishur LDK koalicionin me Pecin? – Deklarohet Safet Kamberi
Kryesuesi i Kuvendit komunal të Mitrovicës nga radhët e LDK-së, Safet Kamberi, ka mohuar raportimet se është prishur koalicioni me VV-në atje. Ai në një prononcim për Gazetën Express ka thënë se s’ka informata për një gjë të tillë. “Meqenëse unë nuk jam anëtar i kryesisë së degës, s’jam pjesë e strukturave udhëheqëse, por me…
Lajme
Kryesuesi i Kuvendit komunal të Mitrovicës nga radhët e LDK-së, Safet Kamberi, ka mohuar raportimet se është prishur koalicioni me VV-në atje.
Ai në një prononcim për Gazetën Express ka thënë se s’ka informata për një gjë të tillë.
“Meqenëse unë nuk jam anëtar i kryesisë së degës, s’jam pjesë e strukturave udhëheqëse, por me informatat që i kam nuk ka diçka në këtë drejtim”, tha ai.
Kamberi tha se nuk ka pranuar asnjë njoftim nga partia për prishje të koalicionit.
“Më herët është takuar kryetari i degës me kryetarin e komunës, kanë folur rreth modaliteteve e përfaqësimit të LDK’së në qeverisje lokale, por s’ka diçka të tillë”, shtoi ai.
Ai tha se marrëveshja e koalicionit është që LDK ta marrë kryesuesin e kuvendit dhe dy drejtori tjera.