A e favorizoi Prokuroria shefin e KRU Gjakova? Pronari i autolarjes që reagoi në vetëmbrojtje u dërgua në paraburgim, sulmuesi jo
Lajmi.net pak çaste më parë publikoi pamjet ekskluzive të një rrahjeje në rrugën “Mit’hat Frashëri” në Gjakovë. Në rrahjen respektive është i përfshirë edhe shefi i KRU Gjakova, Hasan Krasniqi, përcjell lajmi.net. Lidhur me rastin në fjalë, është deklaruar edhe Policia e Kosovës. Përmes raportit të para dy ditëve, është kuptuar se të mërkurën e…

Lajme
Lajmi.net pak çaste më parë publikoi pamjet ekskluzive të një rrahjeje në rrugën “Mit’hat Frashëri” në Gjakovë.
Në rrahjen respektive është i përfshirë edhe shefi i KRU Gjakova, Hasan Krasniqi, përcjell lajmi.net.
Lidhur me rastin në fjalë, është deklaruar edhe Policia e Kosovës. Përmes raportit të para dy ditëve, është kuptuar se të mërkurën e 31 majit, është arrestuar një person, pasi ka sulmuar një tjetër.
“Rr. Mit’hat Frashëri, Gjakovë 31.05.2023 – 23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhej në raportin e policisë.
Megjithatë, duket se ka një “hile” këtu. Kjo sepse, lajmi.net mëson që personi i dërguar në paraburgim prej 30 ditësh është Besnik Sharani, pronar i auto-larjes ku nisi përleshja.
Madje, supozohet se rasti u montua dhe se Sharani ishte vetëmbrojtur nga sulmi i Krasniqit, me këtë të fundit që në video shihet në prani të bashkëshortes dhe duke e rrahur fqinjin e tij Sharanin.
Gjithsesi, mbetet të shihet ditëve në vijim nëse do të ketë diçka më konkrete, në veçanti pas publikimit të videos.