A e dini se çfarë kuptimi ka shenja e gjysmë-hënës në gishtat tuaj?

Pjesa e bardhë në thonjtë tuaj që mban formën e gjysmë-hënës ka rëndësi të madhe në shëndetin tuaj të përgjithshëm.

Fun

19/05/2019 23:42

Kjo gjysmë-hënë ndryshe quhet edhe lunula (në gjuhën latine: Hënë e vogël), si dhe konsiderohet si pjesa më e ndjeshme e thoit. Lunula, nëse dëmtohet, i gjithë thoi do të deformohet përgjithnjë, transmeton lajmi.net.

Më interesantja për lunulën është se nuk ka ngjyrën e bardhë, por vetëm duket kështu kur shikohet përmes thoit.

Në mjekësinë alternative besohet se lunula tregon shumë informacione të rëndësishme për shëndetin tonë të përgjithshëm. P.sh., mjekësia tradicionale kineze beson se mungesa e kësaj pjese të thoit tregon se jeni anemik apo keni mungesë të vlerave ushqyese, ndërsa lunula e zbehtë apo me ngjyrë blu, tregon se mund të keni diabet.

Sidoqoftë, nëse lunula e një personi mban ngjyrë të kuqe, ai/ajo mund të jetë duke vuajtur nga ndonjë sëmundje kardiovaskulare.

Megjithatë, të gjitha këto qëndrojnë vetëm si supozime nga ana e mjekësisë alternative. /Lajmi.net/