A e dini çfarë kuptimi kanë ëndrrat me ish-in?

Ndarjet janë faza më e vështirë në jetën e një çifti, që shpesh nuk ka fare rëndësi koha e cila kalohet larg njëri-tjetrit.

Lifestyle

18/03/2019 09:14

Kur një marrëdhënie fillon të prishet nuk është aspak e thjeshtë sa të këmbëngulësh që dikush të largohet, shkruan gazeta “Zëri”.

Është normale që të mendosh vetëm momentin e parë kur ke rënë në dashuri. Kuptimi i kësaj ëndrre nuk është ai që mendon ti, por kjo nuk do të thotë që të mungon ai, të mungon vetëm momenti kur ke qenë e dashuruar me të.

Mund të ndodhë që të shihni ëndërr sikur kthehesh me ish-in. Kjo është një ëndërr shumë e zakonshme gjatë periudhave të hershme të ndarjes. Shpesh njerëzit mund të shohin në ëndërr sikur ish-partneri i tyre i kërkon që të kthehen sërish bashkë.

Gjithsesi realiteti është shumë larg kësaj. Kjo ëndërr mund të jetë thjesht shprehje e dëshirave tuaja të fshehta. Mbase jeni ju ai që shpresoni për një kthim të mundshëm.

Kuptimi i kësaj ëndrre nuk është ai që mendon ti, por kjo nuk do të thotë që të mungon ai, të mungon vetëm momenti kur ke qenë e dashuruar me të.