A e anuloi AAK pjesëmarrjen në protestën e 17 shkurtit? (Foto)
Mediat pak më parë raportuan se AAK e ka anuluar pjesëmarrjen në protestën e 17 shkurtit.

Lajme
Këtë e kanë lidhur me pjesmarrjene Ramush Haradinajt në takimin e thirrur nga presidentja Atifete Jahjaga, dhe nga mbyllja e kësaj ngjarje të postuar në Facebook, raporton lajmi.net.
Por, i shpejtë ka qenë reagimi i zëdhënësit të Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, i cili e ka mohuar këtë.
Ai ka bërë të ditur se mbyllja e ngjarjes në Facebook ka ndodhur gabimisht, dhe ajo është publikuar sërish edhe në faqen e AAK-së në këtë rrjet social. /lajmi.net