A duhet të mbetet Solari? Vendosin tifozët e Realit

11:09 | 8 Nentor 2018

Tifozët e Real Madrid janë të pajtimit që Santiago Solari të mbetet trajner i tyre deri në fund të sezonit.

Santiago Solari ka fituar besimin e tifozëve të Real Madrid, pas suksesit në tri ndeshjet e para në krye të kësaj skuadre.

Në një sondazh të organizuar nga media spanjolle ‘AS’ në versionin e saj online, 82,48 për qind e lexuesve kanë votuar që Solari të mbetet pjesë e skuadrës.

“A duhet të vazhdojë Solari deri në fund të sezonit?”, ishte pyetja e ‘AS’.

Nga 14068 votues, 11603 kanë votuar që Solari të mbetet trajner i Real Madridit, dhe vetëm 2465 e tyre, kanë votuar kundër./Lajmi.net/