A do të transferohet te PSG? Përgjigjet Paqueta

Mesfushori i Milanit dhe Kombëtares së Brazilit, Lucas Paqueta, ka thënë se është i fokusuar vetëm te e ardhmja në ‘San Siro’, pavarësisht nga zërat që e lidhin me një transferim te Paris Saint Germian këtë verë.

Sport

09/07/2019 16:20

21 vjeçari në afatin kalimtar të janarit iu bashkua Milanit nga brazilianët e Flamengos për një shumë të madhe.

Paqueta të dielën ka fituar Kupën e Amerikës me Brazilin, ku në finale mposhtën 3:1 Perunë.

“Janë vetëm spekulime”, ka deklaruar Paqueta kur është pyetur në lidhje me transferimin te PSG, përcjell lajmi.net.

“Jam shumë i lumtur te Milan, sapo kam arritur dhe jam duke u adaptuar. Dua të kem një sezon të mirë dhe kështu mund të rritem në karrierë”./Lajmi.net/