A do të shitet Pique?
E ardhmja e Gerard Piques në Barcelonë është në dyshim. Qendërmbrojtësi ka zgjuar interesim nga Chelsea, ndërsa gjiganti katalan ende nuk ka marrë një vendim rreth shitjes, apo qëndrimit të tij në Camp Nou.
Sport
Barcelona nuk do t’i qëndrojë në rrugë Gerard Piques nëse ai dëshiron të largohet nga klubi, raporton “Fichajes”.
Qendërmbrojtësi spekulohet se ka zgjuar interesim nga Chelsea ku Jose Mourinho e konsideron si pasardhës të kapitenit John Terry.
Po ashtu, Pique do të plotësonte boshllëkun e krijuar pas shitjes së David Luizit në Paris Saint-Germain.
Mirëpo, ende është e pasigurt se cili do të jetë vendimi përfundimtar i Barcelonës, në bashkëpunim me Piquen.
A do të mbetet apo largohet nga Camp Nou? Përgjigjen do ta marrim deri në fund të këtij sezoni.