A do të rikthehet Lista Serbe në qeveri? Tregon ministri Tahiri
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka folur për punën e qeverisë dhe mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje.

Lajme
Tahiri ka deklaruar se rrëzimi i qeverisë është temë që iu takon partnerëve të koalicionit.
Ministri Tahiri është shprehur optimist edhe se Lista Serbe do të rikthehet në qeveri;.
“Thaçi nuk mund ta çojë vendin në zgjedhje. Kjo iu takon partnerëve të koalicionit. Koalicioni i kaluar i ka pasur 87 deputetë edhe s’ka mundur ta shtyejë përpara agjendën”, theksoi Tahiri në TV Dukagjini.
Ai tutje tha se ministrat e Listës Serbe dalin çdo ditë në zyrë dhe po vazhdojnë të marrin paga.
“Lista Serbe do të jetë pjesë e institucioneve. Ata dalin në zyrë dhe marrin paga. Thjeshtë nuk po marrin pjesë në mbledhjet e qeverisë”, deklaroi ministri i Drejtësisë.
Tahiri kritikoi edhe punën e Kuvendit për mungesën e ligjeve të miratuara.
Ai tha se temat si Kodi Penal janë të domosdoshme të përfundojnë sa më shpejt në Kuvendin e Kosovës. /Lajmi.net/
Lexo edhe: