A do të përjashtohet Teuta nga “shtëpia e babës”?!

Ramush Hardinaj do ta ketë votën e Teuta Rugova të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Nëse deklaratat e krerëve të LDK-së janë qëndrime të partisë, atëherë kjo mund t’i kushtojë më largim nga subjekti politik Teutës, partisë që e themeloi babai i saj.

Lajme

21/07/2017 13:54

Babi i saj është ndër themeluesit e partisë. Madje i priu asaj për shumë vite më radhë. Por, e bija e ish presidentit Rugova, deputetja Teuta Rugova mund të përjashtohet nga partia për hapin e sajë që bëri në beshteje  të Ramush Hardinaj, shkruan lajmi.net.

Para pakë ditëve, deputeti i LDK-së, Arben Gashi deklaroi se përkrahja individuale për Qeverinë e PAN, nënkupton përjashtim nga LDK-ja.

“Ai deputet apo deputete që do ta përkrahte qeverinë e kundërshtuar nga subjekti politik, këtë rast PAN, është i përjashtuar nga subjekti”, ka thënë Gashi.

Njëjta ka deklaruar edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Lajmi.net ka provuar të marrë një qëndrim nga krerët e LDK-së, lidhur më këtë vendim të deputetes Rugova, por asnjëri nga ta nuk e ka hapur telefonin. /Lajmi.net/