A do të luaj Mbappe kundër Juventusit sonte?
Sonte në ora 21:00 është planifikuar të zhvillohet ndeshja mes Real Madridit dhe Juventusit, e vlefshme për 1/8 e finales në Kupën e Botës për Klube. Deri më tani në këtë kompeticion, Real Madrid e ka vuajtur mungesën e superyllit të skuadrës, Kylian Mbappe, shkruan lajmi.net Ai ka pasur një sëmundje që nuk e ka…

Sport
Sonte në ora 21:00 është planifikuar të zhvillohet ndeshja mes Real Madridit dhe Juventusit, e vlefshme për 1/8 e finales në Kupën e Botës për Klube.
Deri më tani në këtë kompeticion, Real Madrid e ka vuajtur mungesën e superyllit të skuadrës, Kylian Mbappe, shkruan lajmi.net
Ai ka pasur një sëmundje që nuk e ka lënë atë të luaj deri më tani në këtë kompeticion.
Por, sonte pritet të ketë minuta për francezin. Kështu të paktën ka lënë të nënkuptohet trajneri i ekipit spanjoll, Xabi Alonso në konferencën për media para ndeshjes.
“Ka gjasa që të luaj. Ai është gati por do të vendosim në orët e fundit”, tha ndër të tjera Alonso./lajmi.net/