A do të largohesh nga Milan? Donnarumma befason me përgjigjen e tij!

Gianluigi Donnarumma ka frikësuar tifozët e Milanit.

Sport

29/03/2017 09:01

Portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit nga San Siro.

Donnarumma ka zgjuar interesim nga shumë klube të mëdha evropiane.

Dhe, ai ka refuzuar të konfirmojë të ardhmen e tij në Milan.

“A do të mbetem në Milan? Sonte jam kënaqur me Kombëtaren”, deklaroi Donnarumma pas fitores 2:1 në miqësoren ndaj Holandës, përcjell “lajmi.net”.

“Nga nesët do të mendojmë për ndeshjen e ardhshme të Milanit ndaj Pescaras”, theksoi ai. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6