Të Infektuar: 103.480

Të Shëruar: 90.328

Të Vdekur: 2.118

A do të ketë tjetër Pako të Rimëkëmbjes? Flet ministri i Financave

17:32 | 7 Prill 2021

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati në një konferencë për media ka treguar se masat që do të merren nga ministria janë emergjente dhe nuk kanë të bëjnë me Pako të Rimëkëmbjes.

Murati është shprehur se masat ekonomike janë kundërveprim i mbylljes si masë shëndetësore, shkruan lajmi.net.

“Për pako të rimëkëmbjes nuk po flasim sepse jemi në situatë emergjente dhe duhet të marrim kundërveprime për ato sektore që ndikohen nga masat, pra për çdo veprim shëndetësor të ketë kundërveprim ekonomik të ruhet shëndeti ekonomik.”, tha Murati.

Ai më tutje tha se Pako e Rimëkëmbjes do të vijë më vonë dhe do të ketë përfshierje më të gjerë.

“Pako e rimëkëmbjes do të vijë dhe do të ketë përfshierje më të gjerë. Masat e tanishme mos t’i shohim si diçka kufizuese, por si përgatitje për verën që po vjen por ne duhet të shfrytëzojmë gjithë kapitalin dhe potencialin ekonomik që të kompensojmë dëmet. Tani jemi në fazë të kompensimit emergjent dhe kemi ndërhyrje specifike në sektorë specifik.”, tha Murati. /Lajmi.net/