A do të ketë koalicion me Vetëvendosjen? – flet Kusari – Lila
Kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari – Lila, në emisionin DPT te Fidani ka folur rreth situatës politike në vend si dhe zgjedhjeve të reja. Ajo në Klan Kosova foli edhe rreth asaj se a do të ketë koalicion parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje. Kusari – Lila deklaroi se ky koalicion do të zyrtarizohet edhe në KQZ.…
Lajme
Kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari – Lila, në emisionin DPT te Fidani ka folur rreth situatës politike në vend si dhe zgjedhjeve të reja.
Ajo në Klan Kosova foli edhe rreth asaj se a do të ketë koalicion parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje.
Kusari – Lila deklaroi se ky koalicion do të zyrtarizohet edhe në KQZ.
“Deri më tani kemi qenë pjesë e listës, tash prapë garojmë me një listë të përbashkët, por koalicioni është i regjistruar”, deklaroi ajo në Klan Kosova.
Ish-shefja e Grupit Parlamentar të VV-së shtoi se nuk ka rëndësi rreth emrit të koalicionit, por sipas saj është e rëndësishme që partitë të regjistrohen si entitete të ndara.