A do të ketë koalicion me LDK-në? – flasin nga AKR-ja!
Dje kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku pasi mori besimin e partisë që të jetë kandidat për kryeministër për zgjedhjet e 28 dhjetorit, u shpreh se lista e LDK-së për deputetë është e hapur edhe për partitë tjera që duan të bashkohen. “LDK-ja do të kujdeset që një pjesë të listës së vet ta hapë për…
Lajme
Dje kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku pasi mori besimin e partisë që të jetë kandidat për kryeministër për zgjedhjet e 28 dhjetorit, u shpreh se lista e LDK-së për deputetë është e hapur edhe për partitë tjera që duan të bashkohen.
“LDK-ja do të kujdeset që një pjesë të listës së vet ta hapë për partitë e tjera përfshirë edhe Limajn me deputetët e vet. Për këtë çështje do të zhvillohen bisedime në ditët në vijim, por le të themi se kemi gatishmëri. Siç kemi gatishmëri edhe për partitë e tjera që janë Demokristianët, Partinë e Drejtësisë, Aleancën e [Behgjet] Pacollit. Pra, ne jemi të hapur edhe për partitë ,edhe për individët. Pra, individë që duan të garojnë në listën e LDK-në”, shtoi Abdixhiku, transmeton lajmi.net.
Në lidhje me këtë ofertë publike të Abdixhikut, lajmi.net ka kontaktuar me kryetarin e AKR-së, Vesel Makolli.
Ai tha se në ditët në vazhdim do ta shqyrtojnë ofertën e LDK-së.
“Do ta shqyrtojmë ofertën e kandidatit te LDK-së për Kryeministër dhe në ditët në vazhdim do të vendosim për percaktimin tonë. Përndryshe në zgjedhjet lokale për kryeqytetin, AKR-ja në marreveshje me LDK-në kemi garuar në një listë të përbashkët.”, tha Makolli.
Edhe në të kaluarën LDK ka pasur bashkëpunim me AKR-në në zgjedhjet nacionale.
Nuk dihet nëse pjesë e një bashkëpunimi të mundshëm do të jetë edhe ish-kryetari i AKR-së, Behgjet Pacollit./lajmi.net/