A do të kandidojë Besnik Tahiri për kryetar të Prishtinës?- Ja paralajmërimi që bëri
Tashmë veçse ka filluar të ketë zëra për kandidatët për kryetarë të komunave në zgjedhjet që do të mbahen në tetor të këtij viti. Për kandidatët për kryetar të Prishtinës po përfliten shumë emra, e disa prej tyre edhe po ngjallin vetë dyshime me disa deklarata të tyre, shkruan lajmi.net. Besnik Tahiri nga AAK sot…

Lajme
Tashmë veçse ka filluar të ketë zëra për kandidatët për kryetarë të komunave në zgjedhjet që do të mbahen në tetor të këtij viti.
Për kandidatët për kryetar të Prishtinës po përfliten shumë emra, e disa prej tyre edhe po ngjallin vetë dyshime me disa deklarata të tyre, shkruan lajmi.net.
Besnik Tahiri nga AAK sot ka shkruar në Facebook për situatën në të cilën ndodhet Komuna e Prishtinës e për të cilën ka thënë se duhet të ketë përmirësime.
“Prishtina ka qenë dhe mbetet qytet i dijes, mundësive edhe zhvillimit. Por prej një kohe shumë të gjatë, qyteti është udhëhequr pa vizion, i bllokuar nga të dy nivelet – qeveria qendrore dhe ajo lokale. Deri në vitin 2030, Prishtina duhet të pësojë një transformim rrënjësor. Si hap i parë, ky ndryshim kërkon një sistem të ri organizativ dhe menaxherial në komunë, të mbështetur në një Statut të ri dhe një plan zhvillimor të guximshëm e serioz. Kjo vendoset shpejt!”, ka shkruar Tahiri. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë: