A do të gjykohet Zaevi për “ryshfet”?

Me datën 1 korrik Këshilli Gjyqësor i Gjykatës Themelore Shkupi1do të vlerësojë aktakuzën e ngritur nga zyra e Prokurorisë Publike të krimit të organizuar dhe korrupsionit kundër të dyshuarit Zoran Zaev, liderit të opozitës maqedonase.

Lajme

23/06/2015 17:32

“Këshilli për vlerësimin e aktakuzës, i cili vepron sipas aktakuzës nga ana e Prokurorit Publik të krimit të organizuar dhe korrupsionit kundër të dyshuarit Z.Z. për veprën penale marrje ryshfeti, nga neni 357 paragrafi 5 i Ligjit penal pranoi kërkesën e mbrojtjes për të mbajtur një seancë ku këshilli do të vlerësojë pretendimet në ankesat kundër aktakuzës dhe vërtetësinë e aktit në drejtim të dokumenteve, si dhe dëshmive të ofruara nga prokurori publik”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore Shkupi 1.

Sipas aktakuzës e cila është paraqitur nga Ministria e Punëve të Brendshme, kundër liderit të opozitës maqedonase, ai akuzohet se në vitin 2013, si kryetar i komunës së Strumicës ka kërkuar 200 mijë euro nga një biznesmen për ta ndihmuar me privatizimin e tokës.