A do të dërgojë SHBA-ja trupa në Ukrainë? E thotë fjalën e fundit Biden

Presidenti amerikan Joe Biden theksoi se Shtetet e Bashkuara nuk do të dërgojnë trupa në Ukrainë.

Bota

11/03/2022 20:41

“Ne nuk do ta bëjmë Luftën e Tretë Botërore në Ukrainë”, tha Biden, pasi përsëriti se Shtetet e Bashkuara po mbështesin aleatët e NATO-s.

Ai premtoi se Shtetet e Bashkuara do të mbrojnë çdo pjesë të territorit të NATO-s, raporton CNN, përcjell lajmi.net.

“Megjithatë, dua të jem i qartë, ne do të sigurohemi që Ukraina të ketë armë për t’u mbrojtur nga sulmet e forcave ruse. Ne do t’u dërgojmë para dhe ushqim për të shpëtuar jetën e ukrainasve. Ne do t’i presim refugjatët nga Ukraina me krahë hapur nëse ata vijnë këtu”, shtoi Biden.

I pari i SHBA-së thotë se ai flet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky pothuajse çdo ditë.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e veprimit të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj në çdo lëvizje për të kundërshtuar Kremlinin. /Lajmi.net/