A do të bashkëpunojë VV-ja me të dorëhequrit nga partia? Përgjigjet Albin Kurti
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nuk ka dashur të përgjigjet në pyetjen se a do të bashkpunojnë në të ardhmen me të dorëhequrit nga kjo parti.

Lajme
Kurti në një intervistë në televizionin publik, i ka ikur kësaj pyetje duke u përgjigjur në këtë formë.
“Ne do të përpiqemi që programin tonë për shtet të së drejtës dhe një shtet zhvillimor, që ta dërgojmë përpara. Lëvizja Vetëvendosje është partie e vetme në vend, që ka një vizion për të ardhmen”, ka qenë përgjigjja e Kurtit.
Ai nuk ka dashur që të deklarohet edhe për mundësinë që tashmë GDP, do të mund të arrinte sukses në Partinë Socialdemokrate, në të cilën do të jenë pjesë në të ardhmen.