A do ta votoj LDK Glauk Konjufcën për president? – Kështu përgjigjet Besian Mustafa

Ka përfunduar takimi i grupit parlamentar të LDK-së në lidhje me çështjen e presidentit dhe takimin mes Lumir Abdixhikut dhe Albin Kurtit. Pas takimit për media ka folur deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, transmeton lajmi.net. “Nuk ka një propozim zyrtar formalë. Nuk kemi marrëveshje politike. E vetmja mënyrë që ecë kjo punë është vetëm nëse…

Lajme

03/03/2026 14:09

Ka përfunduar takimi i grupit parlamentar të LDK-së në lidhje me çështjen e presidentit dhe takimin mes Lumir Abdixhikut dhe Albin Kurtit.

Pas takimit për media ka folur deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, transmeton lajmi.net.

“Nuk ka një propozim zyrtar formalë. Nuk kemi marrëveshje politike. E vetmja mënyrë që ecë kjo punë është vetëm nëse ka konsensus”, tha fillimisht ai.

Tutje, ai u pyet në lidhje me propozimin e përfolur të Glauk Konjufcës si presidnet, ai tha se nuk mund të përgjigjet, pasi s’kanë ende një përgjigje zyrtare. Të njëjtën gjë e tha edhe për Vjosa Osmanin./lajmi.net/