A do ta vazhdojë LDK-ja praktikën e “100 eurove në fundvit” nëse vjen në pushtet? -Ja çka thotë Hoti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë Kurti lidhur me ndarjen e shtesave prej 100 euro, kryesisht në fundvit, vetëm me vendime qeveritare. I pyetur se a do të vazhdojë kjo praktike nëse LDK’ja vie në krye të Qeverisë, Hoti tha se këto çështje duhet të rregullohen me ligj, ashtu që…

Lajme

29/01/2025 09:01

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë Kurti lidhur me ndarjen e shtesave prej 100 euro, kryesisht në fundvit, vetëm me vendime qeveritare.

I pyetur se a do të vazhdojë kjo praktike nëse LDK’ja vie në krye të Qeverisë, Hoti tha se këto çështje duhet të rregullohen me ligj, ashtu që të përcaktohen kriteret për përfitim.

“Këto punë duhet të bëhen me ligj që të mos jetë diskrecion i Qeverisë shfrytëzimi i buxhetit për situate të tilla. Pra, duhet të nxirret ligji përkatës që e normon një asistencë apo ndihmë që shteti ia jep një kategorie të caktuar të qytetarëve, qofshin ato gratë lehona, fëmijët ose pensionistët ose familjet me asistencë sociale ose grupet e ndryshme të shoqërisë që kanë nevojë për ndihmën e shtetit”, ka thënë Hoti për Reporterin.

Ai tha se kjo nuk ka ndodhur gjatë Qeverisë Kurti.

“Ky është tregues i abuzimit të qeverisë me autorizimet e veta sa i përket buxhetit…”, ka shtuar ai.
Hoti ka thënë se në tubimet që po mbahen po ka vetëm fyerje, sharje e krahasime të pavenda, teksa tha se LDK’ja po qëndron larg kësaj “valleje” të përçmimit të kundërshtarëve politik.

“Ne po mundohemi që të prezantojmë ofertën tonë, që të mos futemi në këtë vallen e sharjeve e përçmimeve të kundërshtarëve politik”, ka deklaruar Hoti.

Sipas tij, arsye pse partia në pushtet po ik nga debatet, është mungesa e rezultateve. Hoti ka thënë se Kryeministri Albin Kurti ka abuzuar me besimin që i është dhënë para katër vitesh.

“As nuk jep llogari para qytetarëve në tubime, as në media e shoqërisë civile, dhe as nuk kemi dëgju asnjë premtim e asnjë program nga asnjë fushë nga kryeministri në largim, i cili kërkon në ajër besim e qytetarëve”, ka thënë Hoti.