A do ta këshillonit ish-partinë tuaj, PDK-në të hynte në ndonjë lloj koalicioni me VV-në e Kurtit? Kjo ishte përgjigja e Thaçit

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë të dhënë për gazetën gjermane, FAZ, është pyetur edhe mbi politikën në Kosovë. Një prej pyetjeve që iu bë atij, ishte: A do ta këshillonit PDK-në të bashkëpunojë me Vetëvendosjen? A do ta këshillonit ish-partinë tuaj, PDK-në, të hynte në ndonjë lloj koalicioni apo bashkëpunimi me Vetëvendosjen…

Lajme

10/04/2026 19:17

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë të dhënë për gazetën gjermane, FAZ, është pyetur edhe mbi politikën në Kosovë.

Një prej pyetjeve që iu bë atij, ishte: A do ta këshillonit PDK-në të bashkëpunojë me Vetëvendosjen?

A do ta këshillonit ish-partinë tuaj, PDK-në, të hynte në ndonjë lloj koalicioni apo bashkëpunimi me Vetëvendosjen e Albin Kurtit për të kapërcyer bllokimin aktual në Kosovë?

Thaçi u shpreh se në Kosovë, interesat e qytetarëve duhet të vendosen mbi ato partiake.

“Prioriteti im aktual është procesi gjyqësor. Megjithatë, mund të them se në Kosovë interesat e qytetarëve duhet të vendosen gjithmonë mbi interesat partiake”, ka thënë ai.