A do largohet Pochettino nga PSG? E zbulon Romano
Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano ka shpjeguar situatën momentale të trajnerit Mauricio Pochettino.
Sport
Tekniku argjentinas ishte i lidhur me stolin e ish skuadrës, Tottenham, por mesa duket nuk do arrihet marrëveshja, transmeton lajmi.net.
Fabrizio ka njoftuar se Pochettino nuk do largohet, derisa ishte personi që ndihmoi në arritjen e marrëveshjes për Georginio Wijnaldum te “Parisienët”.
“Pochettino nuk largohet, PSG në situatë të njëjtë pavarësisht bisedimeve të Tottenhami.
Pochettino ishte i përfshirë individualisht në ndryshimin e mendjes për Wijnaldum që t’i bashkohet PSG-së.
Poch e telefonoi Ginin disa herë, ata u takuan në vitin 2016 me Poch që e donte te Spurs. Tani se bashku në Paris”, shkroi ai.
Ndërkohë, për situatën e Wijnaldum, holandezi kishte arritur marrëveshje verbale me Barcelonën, por PSG ofroi me shumë se dyfishin e pagës që i kishin ofruar katalunasit, andaj lojtari vendosi për transferimin në “Parkun e Princave”./Lajmi.net/
‘Pochettino NOT leaving’, PSG on same position despite Tottenham talks. ⚪️ #THFC
…and that’s it: Pochettino has been directly involved in Wijnaldum’ turnaround to join PSG.
Poch called Gini several times, they met in 2016 as Poch wanted him at Spurs. Now, together in Paris ??
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 6, 2021