A do e votoje Messin për Topin e Artë? Kështu përgjigjet Carlo Ancelotti

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur për Topin e Artë që e fitoi për herë të shtatë në karrierë, Lionel Messi.

Sport

30/11/2021 13:43

Dje, argjentinasi fitoi Topin e Artë, derisa trajneri Carlo Ancelotti në konferencë për shtyp e ka pyetur se në rast që kishte drejtë vote, a do e votonte yllin e PSG-së, transmeton lajmi.net.

Tekniku italian uroi Messin për Topin e Artë, por zbuloi se në rast që kishte drejtë vote, do t’i votonte lojtarët e Real Madridit.

“Jam trajner i Real Madridit dhe nuk do zgjidhja asnjë skuadër përpos skuadrës. Nëse do votoja, do votoja Benzema të parin, Vinicius të dytin, Courtois të tretin, Casemiro të katërtin, Kroos të pestin”.

“Por, ne duhet të respektojmë dhe urojmë Messin”, deklaroi shkurtimisht ai.

Ndërkohë, Real Madridin nesër e pret një sfidë jo e lehtë ndaj Athletic Club./Lajmi.net/