Foshnja tri javëshe gjendet pa shenja jete në Skenderaj

Një foshnje tri javëshe raportohet të ketë vdekur dje në fshatin Kostërcë të Skenderajt. Policia njoftoi se me të pranuar informatën nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Skenderaj në lidhje me rastin, bashkë kanë dalë në vendngjarje, ku kanë konstatuar se viktima mashkull (foshnje tri javëshe) është pa shenja jete. Lidhur me rastin, janë intervistuar…

Lajme

27/06/2025 09:34

Një foshnje tri javëshe raportohet të ketë vdekur dje në fshatin Kostërcë të Skenderajt.

Policia njoftoi se me të pranuar informatën nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Skenderaj në lidhje me rastin, bashkë kanë dalë në vendngjarje, ku kanë konstatuar se viktima mashkull (foshnje tri javëshe) është pa shenja jete.

Lidhur me rastin, janë intervistuar prindërit e viktimës, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti është duke u hetuar./Lajmi.net/