Low vazhdon me Gjermaninë
Joachim Low do të vazhdojë të jetë selektor i Gjermanisë deri në korrik 2016 pas nënshkrimit të kontratës së re dyvjeçare, ka njoftuar Federata gjermane e Futbollit (DFB). 53-vjeçari, kontrata e kaluar e së cilit ishte paraparë të skadojë pas Kampionatit botëror 2014, mori drejtimin e Gjermanisë pas Kampionatit botëror 2006 dhe prej atëherë udhëhoqi…
Sport
Joachim Low do të vazhdojë të jetë selektor i Gjermanisë deri në korrik 2016 pas nënshkrimit të kontratës së re dyvjeçare, ka njoftuar Federata gjermane e Futbollit (DFB).
53-vjeçari, kontrata e kaluar e së cilit ishte paraparë të skadojë pas Kampionatit botëror 2014, mori drejtimin e Gjermanisë pas Kampionatit botëror 2006 dhe prej atëherë udhëhoqi ekipin drejt finales në Euro 2008, gjysmëfinales në Botërorin 2010 dhe Euro 2012.
“Prej Kampionatit botëror 2006, ekipi gjithmonë ka qenë në mesin e katër skuadrave të para në Kampionatin botëror dhe Kampionatin evropian”, deklaroi presidenti i DFB-së, Wolfgang Nierbasch në komunikatën e publikuar në uebfaqen zyrtare të Federatës.
“Ne kemi besim të madh tek Low, dhe këtë e kemi dëshmuar me vazhdimin e kontratës së tij”, u shpreh ai.