Gol i Xhakës në festën e Zvicrës
Granit Xhaka realizoi golin e fitores për Zvicrën në duelin kundër Sllovenisë, në kuadër të xhiros së fundit të Grupit E në kualifikime për Kampionatin botëror 2014. Skuadra helvetike e siguroi pjesëmarrjen në garën e vitit të ardhshëm në Brazil pas triumfit ndaj Shqipërisë javën e kaluar, dhe e përmbylli formalitetin duke mundur edhe Sloveninë…
Sport
Granit Xhaka realizoi golin e fitores për Zvicrën në duelin kundër Sllovenisë, në kuadër të xhiros së fundit të Grupit E në kualifikime për Kampionatin botëror 2014.
Skuadra helvetike e siguroi pjesëmarrjen në garën e vitit të ardhshëm në Brazil pas triumfit ndaj Shqipërisë javën e kaluar, dhe e përmbylli formalitetin duke mundur edhe Sloveninë në duelin ku – në mungesë të Xherdan Shaqirit të lënduar dhe Valon Behramit të pushuar – si titullarë luajtën tre futbollistë shqiptarë, Xhaka, Blerim Xhemajli dhe Admir Mehmedi, kurse gjatë pjesës së dytë në lojë u inkuadrua edhe Pajtim Kasami.
Me këtë fitore, Zvicra grumbulloi 24 pikë. Islanda përfundoi në play-off pas barazimit 1-1 kundër Norvegjisë kuse Shqipëria përfundoi e pesta me 11 pikë.