Alonso, gati për El Clasico?
Rikthimi i Xabi Alonsos nga lëndimi mund të kompletohet para kohës, dhe qarkullojnë spekulime se ai mund të jetë në dispozicion të Real Madridit menjëherë pas pushimit të ndeshjeve ndërkombëtare. Mesfushorit fillimisht i ishte parashikuar rikthimi në fund të nëntorit pas operacionit që iu nënshtrua në gusht. Mirëpo, 31-vjeçari besohet se është duke u rikuperuar…
Sport
Rikthimi i Xabi Alonsos nga lëndimi mund të kompletohet para kohës, dhe qarkullojnë spekulime se ai mund të jetë në dispozicion të Real Madridit menjëherë pas pushimit të ndeshjeve ndërkombëtare.
Mesfushorit fillimisht i ishte parashikuar rikthimi në fund të nëntorit pas operacionit që iu nënshtrua në gusht.
Mirëpo, 31-vjeçari besohet se është duke u rikuperuar më shpejt se që pritej.
E përditshmja sportive katalane El Mundo Deportivo ka raportuar të shtunën se Alonso mund të rikthehet për duelin e xhiros së nëntë në shtëpi kundër Malagas dhe të jetë në dispozicion për El Clasicon kundër Barcelonës në Nou Camp në takimin e radhës.