El Salvadori konfirmon njohjen
Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka konfirmuar në Twitter lajmin për marrjen e notës verbale të njohjes nga El Salvadori.
Lajme
Shteti i El Salvador’it ka konfirmuar vedimin për ta njohur shtetin e pavarur të Kosovës.
Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka konfirmuar në Twitter lajmin për marrjen e notës verbale të njohjes.
“Konsulata e Përgjithshme e Kosovës në New York sapo mori letrën nga El Salvadori me të cilën formalizohet njohja e Kosovës! Falemnderit qeverisë dhe popullit të El Salvadorit”, ka shkruar Ministri Hoxhaj.
Njohja nga El Slavadori ishte bërë i ditur në Qershor të vitit 2013.