Theren për vdekje pesë studentë
Pesë studentë kanadezë kanë vdekur mbrëmë si rezultat i një sulmi me thikë, që ka ngjarë në një shtëpi ku ata ishin mbledhur për të festuar.
Bota
Autoritetet kanë bërë me dije se viktimat, katër meshkuj dhe një femër, janë studentë në universitetin në Calgary.
Policia ka bërë me dije se sulmi ka ngjarë në orën 1 e 20 të ditës së sotme, në një shtëpi në lagjen periferike.
Tre persona kanë vdekur në vend, ndërsa dy të tjerë gjatë transportimit për në spital.
Viktimat janë të moshës rreth 20 vjeçare.
Një person është arrestuar si i dyshuar në lidhje me rastin.
Universiteti në Calgary njoftoi se është shumë i shqetësuar dhe i tronditur nga kjo tragjedi.