Forma e Barçës nuk çon peshë në finale
Portieri i Real Madridit, Iker Casillas nuk mendon se forma në rënie e siper e Barcelonës do të ndikojë në paraqitjen e këtij ekipi në finale të Copa del Rey të mërkurën mbrëma. Gjiganti katalunas humbi 1:0 në Granada të shtunën, ndërsa ishte eliminuar nga Liga e Kampionëve nga Atletico Madridi, tri ditë më parë.…
Sport
Portieri i Real Madridit, Iker Casillas nuk mendon se forma në rënie e siper e Barcelonës do të ndikojë në paraqitjen e këtij ekipi në finale të Copa del Rey të mërkurën mbrëma.
Gjiganti katalunas humbi 1:0 në Granada të shtunën, ndërsa ishte eliminuar nga Liga e Kampionëve nga Atletico Madridi, tri ditë më parë.
“Forma e të dyja ekipeve momentalisht është mjaft e vështirë, por gjithçka mund të ndryshojë në finale. Për të fituar, kjo është ide kolektive, jo vetëm e imja”, deklaroi portieri spanjoll për të përditshman AS.
“Ekipi i jonë e ka pasur një rrugëtim fantastik në Copa del Rey dhe duke e fituar atë, do të ishte qershia mbi tortë. Nuk do të jetë e lehtë, megjithatë. Do të jetë një ndeshje ngazëlluese, me lojtarë të mëdhenj”.
“Ne besojmë në vetveten dhe në mënyrën se si po luajmë. Ne besojmë se mund të arrijmë deri tek fitorja në finale”, përfundoi Casillas, i cili mendon se mungesa e Cristiano Ronaldos do të ndihet tek gjiganti madrilen.