Barça do të vdiste për Martinon

Mbrojtësi i Barcelonës, Carles Puyol e ka mbrojtur trajnerin Gerardo Martino, duke insistuar se futbollistët do të vdisnin për të. Katalunasit po luftojnë për trofeun e vetëm të cilin mund ta fitojnë sivjet, Copa del Rey, ku do të luajnë në finale ndaj Real Madridit të mërkurën mbrëma, ndërsa janë eliminuar nga Liga e Kampionëve…

Sport

14/04/2014 18:00

Mbrojtësi i Barcelonës, Carles Puyol e ka mbrojtur trajnerin Gerardo Martino, duke insistuar se futbollistët do të vdisnin për të.

Katalunasit po luftojnë për trofeun e vetëm të cilin mund ta fitojnë sivjet, Copa del Rey, ku do të luajnë në finale ndaj Real Madridit të mërkurën mbrëma, ndërsa janë eliminuar nga Liga e Kampionëve dhe kanë mbetur katër pikë larg kreut në La Liga.

“Ne nuk mund ta kontrollojmë këtë. Është më e lehtë të kritikohet trajneri, sesa 25 futbollistë. Mirëpo, nëse gjërat shkojnë keq, dështimi është i të gjithëve”, deklaroi fillimisht mbrojtësi spanjoll.

“Unë ia uroj atij gjitha të mirat. Ai është trajner i madh dhe e ka edhe një vit kontratë. Ne do të vdisnim për të dhe ai për ne”.

“Është e vështirë të jesh jashtë Championsit dhe ndeshja e ardhshme është e fortë, por ne do të luajmë në finale kundër një rivali të madh dhe do të doja t’ju them tifozëve se ne do të japim gjithçka deh se duhet të jemi së bashku, kështu që gjithçka do të shkojë mirë”, përfundoi ai.