Lagja e Boshnjakëve, zonë e lirë ekonomike
Zona e lirë ekonomike ka filluar së zbatuari në Mitrovicën Veriore. Në lagjen e Boshnjakëve, serb e shqiptarë tregtojnë me një vend. Tregtarët këtu nuk paguajnë asnjë taksë shtetit.
Lajme
Tregu në lagjen e Boshnjakëve,funksionon sikurse zonë e lirë ekonomike. Aty shesin e blejnë edhe shqiptarët edhe serbët.
“Edhe ashtu nuk ka taksa, asgjë nuk paguajmë, as nuk paguhet rryma as asgjë”, thotë një tregtar shqiptarë për Klan Kosova.
“Prej mbas luftës zonë e lirë ekonomike nuk ka por që katër vite që jam duke punuar unë, kurrfarë takse nuk i paguajmë shtetit. Por edhe kështu jemi duke dështuar. Secilën herë më shumë është duke rënë puna”, tha një tregtar tjetër shqiptarë.
Ndërkaq, blerësit duket se vijnë këtu për shkak të kualitetit të mirë dhe çmimeve të lira.
“Mallrat këndej janë kualitative si dhe me çmime të volitshme. Nuk e di përse, por kanë çmime të lira, prandaj ne shpesh blejmë ushqime e gjësende të ndryshme”, tha një blerëse serbe.
Qeveria e Kosovës javë më parë ka shpallur zona të lira ekonomike, Gjakovën e Mitrovicës, e cila do të thotë se tregtarëve do ju mundësohet lirim në taksa, raporton Klan Kosova.