Johnny Depp dëshiron më shumë fëmijë

Aktori Johnny Depp ka ripërsëritur edhe një herë dëshirën e tij për të bërë më shumë fëmijë me të dashurën e tij.

ShowBiz

13/04/2014 19:28

Aktori Hollywoodian si duket ka dëshirë tepër të madhe për të bërë shumë fëmijë me të dashurën e tij, Amber Heard.

“Në momentin kur unë kam shumë fëmijë atëherë gjithçka bëhet më e lehtë për mua dhe Amber ka mundësinë për të bërë shumë fëmijë nëse dëshiron një gjë të tillë. Le të përballemi me të, praktikat për një gjë të tillë janë të mira dhe të shkëlqyera”, tha Depp.

Gjatë një interviste disa ditë më parë, aktori ka pohuar se do dëshironte të kishte plotë 100 fëmijë.