Një kalifornian shpenzon miliona dollarë për krijimin e një furgoni
Një kalifornian 61 vjeçar, Bran Ferren, shpenzoi miliona dollarë për krijimin e një furgoni për ta dërguar vajzën e tij 4 vjeçare rreth botës. Ngjarja mund të ju duket si përshkrim i një filmi, por në fakt është e vërtetë.
Auto & Tek
KiraVan, një furgon gjigand i ndërtuar për rrugë, i cili është në gjendje të udhëtoj pothuajse kudo në botë, ishte dizajnuar nga 61 vjeçari Bran Ferren.
Brendësia e pabesueshme e furgonit mban çdo gjë, nga një zyre, kuzhinë dhe dhomë gjumi deri tek një tendë në çati për Kira-në, vajzën katër vjeçare, për të cilën ishte projektuar furgoni.
Bran Ferren, bashkë-themeluesi 61 vjeçar dhe përfaqësuesi më i lartë i Applied Minds, një firmë teknologjike dhe dizajnuese me famë botërore që në listën e konsumatorëve përfshinë edhe General Motors, Intel, dhe Forcat Ajrore Amerikane, ka kaluar katër vite duke biseduar me ekspertë derisa në fund ai e dizajnoi furgonin.
Furgoni i madh me gjashtë rrota mund të kalojë rrugët me baltë dhe madje edhe rrugët të mbuluara me gurë, në sajë të përforcimit në rrota.
Furgoni do të jetë në gjendje që të udhëtojë deri në 2,000 milje pa rifurnizim dhe të kalojë nëpër shpate të pjerrëta si 45 shkallë, në sajë të një sistemi të veçantë të pezullimit. Kabina gjithashtu ka një dridhje të veçantë për reduktimin e karriges, si dhe kontrollesin e satelit që mund të kontrollojë trafikun.
Megjithatë, përveç që furgoni është mbresëlënës, ai është më shumë se kaq. 31 metra i gjatë dhe më shumë se 10 metra i lartë, është më i përgatitur se shumica e shtëpive. Aty ka banjo, një kuzhinë ku ushqimet mund të përgatiten, së bashku me hapsirën e magazinimit për dy javë të udhëtimit.
Kabina Zyra Kuzhina me zonën për larje