Michelle Williams përsëri për Louis Vuitton

Aktorja Michelle Williams është edhe një herë fytyrë për kampanjën e re nga firma e njohur Louis Vuitton.

ShowBiz

12/04/2014 20:34

Aktorja ka bërë një set të ri të fotografive për aksesorët e ri nga Louis Vuitton.

33 vjeçarja ka bërë një numër të madh të fotografive, mirëpo ajo që veçohet më shumë është fotografia ku aktorja shihet në një biçikletë.

Në fotografi të tjera ajo ka dalë me veshje të ndryshme, teksa në njërën prej tyre shihet me një fustan të  verdhë dhe të bardhë duke i shfaqur këmbët e saj.