BE-ja aprovon krijim e Gjykatës Speciale
Vendet anëtare të BE-së janë pajtuar me përmbajtjen e letrës e cila flet për krijimin e Gjykatës Speciale për Krime Lufte dhe vazhdimin e mandatit të EULEX-it. Tash i mbetet presidentes të dërgojë ftesë, ndërsa atë ta konfirmojë Baronesha Ashton.
Lajme
Java e ardhshme do të jetë vendimtare sa i përket vazhdimit të mandatit të EULEX-it dhe krijimit të një gjykate speciale për krime lufte.
Në këtë drejtim tashmë kanë përfunduar pothuajse të gjitha procedurat e nevojshme, duke përfshirë edhe pajtimin e 28 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.
Në një takim që këto të fundit kanë pasur të premten në nivel ambasadorësh në Bruksel, unanimisht janë pajtuar me përmbajtjen e letrës për EULEX-in dhe gjykatën.
Burime të gazetës Tribuna, të afërta me këtë proces, kanë bërë të ditur se diskutimet janë zhvilluar të premten pasdite, ndërsa ka pasur pajtim të plotë për përmbajtjen e letrës.
“Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së nuk kanë pasur vërejtje për përmbajtjen letrës pasi në tërësi janë pajtuar që ajo të ecë tutje. Tash i mbetet presidentes të dërgojë ftesë, ndërsa atë ta konfirmojë përfaqësuesja e BE-së për politikë të jashtme, Catherine Ashton.
E gjithë kjo procedurë pritet të përfundojë më së largu deri të martën”, ka thënë ky burim.
Nëse gjatë rrugës nuk paraqitet ndonjë telashe procedurale, atëherë Kuvendi i Kosovës do ta fusë për votim këtë dokument në seancën që parashihet të mbahet të enjten më 17 prill.
“Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së nuk kanë pasur vërejtje për përmbajtjen e letrës pasi në tërësi janë pajtuar që ajo të ecë tutje”.
Tash i mbetet presidentes të dërgojë ftesë, ndërsa atë ta konfirmoj përfaqësuesja e BE-së për politikë të jashtme, Catherin Ashton. E gjithë kjo procedurë pritet të përfundojë më së largu të martën”, ka thënë një burim i gazetë Tribuna.