Haradinaj: Tribunali, zgjidhje jo e lehtë, por duhet ta votojë Kuvendi

“Tribunali” është një zgjidhje jo aq e mirë dhe jo aq e lehtë për Kosovën. Megjithëkëtë, sipas tij, si alternativë kjo gjykatë duhet të votohet në Kuvend, në të kundërtën, autoritet kosovare përjashtohen, ndërsa përgjegjësitë i merr dikush tjetër.

Lajme

10/04/2014 09:58

Kështu ka deklaruar lideri i Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradninaj në emisionin Top Shoë të top Channel.

Haradinaj ka thënë se kur ka hetime të një niveli ndërkombëtar, atëherë epilogun duhet ta jep gjykata.

“Ne po kërkojmë që kjo të ndodhë në Kosovë, në kuadër të ligjeve të Kosovës. Të akomodohen kërkesat e nevojave të dëshmitarëve, por edhe Kosova të ketë mundësinë të ndihmojë gjyqësorin. Jemi para një zgjidhjeje jo të mirë dhe jo të lehtë për Kosovën. Si variant, kemi ta votojmë në Kuvend dhe në të kundërtën, përjashtohemi, përgjegjësitë i merr dikush tjetër”, ka thënë ish-kryeministri Haradinaj.

Haradinaj po ashtu ka thënë se të fitoj postin e kryeministrit dhe të ndryshoj “status quon” në Kosovë.

Ai ka thënë se nëse bëhet kryeministër, nuk do të qeverisë Kosovën sipas modelit të kryeministrit aktual, Hashim Thaçi dhe as sipas modelit që lideri i LDK-së, Isa Mustafa e ka qeverisur Prishtinën.

“Kosova ka shumë probleme që janë akumuluar që prej shumë vitesh, të cilat synoj t’i zgjidhë”, ka thënë Haradinaj.