Atletico Madrid, fitues i pastër

Mesfushori i Atletico Madridit, Koke është shprehur jashtëzakonisht i lumtur që goli i tij e udhëhoqi ekipin drejt fitores 1:0 ndaj Barcelonës dhe kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. “Goli ishte shumë i rëndësishëm sepse i ndihmoi ekipit të kualifikohet në gjysmëfinale. Puna e ekipit në ballafaqimin e dyfishtë ishte e jashtëzakonshme. Ne jemi…

Sport

09/04/2014 22:24

Mesfushori i Atletico Madridit, Koke është shprehur jashtëzakonisht i lumtur që goli i tij e udhëhoqi ekipin drejt fitores 1:0 ndaj Barcelonës dhe kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

“Goli ishte shumë i rëndësishëm sepse i ndihmoi ekipit të kualifikohet në gjysmëfinale. Puna e ekipit në ballafaqimin e dyfishtë ishte e jashtëzakonshme. Ne jemi fitues të pastër, mendoj se me tifozët që kemi ne është e vështirë të humbim një ndeshje”, deklaroi ai.

“Kualifikimi në gjysmëfinale pas 40 vjetësh është i jashtëzakonshëm, ky ekip nuk ka kufi. Tani duhet t’i bëjmë njerëzit të ëndërrojnë. Skuadra tjetër që do të takohet me ne do ta ketë shumë vështirë. Ne kemi eliminuar një prej më të mirëve, nëse jo më të mirin”.