Bllokohen ‘Shtrudlet’ serbe me fiq
Në bazë të një njoftimi që ka ardhur nga Rapid Alet, sistemi i sigurisë ushqimore të Bashkimit Evropian, është kërkuar të tërhiqet nga tregu përkohësisht një seri e biskotave me fiq, të prodhuara në Serbi.
Lajme
Ky veprim është ndërmarrë për shkak të nivelit të rritur të ohra-toksinës A në shtrudlet serbe, e cila ka përbërje kancerogjene dhe nëse përdoret më shumë se doza e lejuar, dëmton rëndë mëlçinë.
Lajmin e ka konfirmuar për RTK-në edhe kryeinspektorja e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Ilirjana Zymberi, e cila ka thënë se menjëherë i ka dërguar inspektorët në terren për të tërhequr produktin ‘shtrudle’ me fiq, deri në daljen e rezultateve të analizave që do të definojnë saktë rrezikshmërinë e këtij produkti.