Isa Salihi dënohet me dy vjet e gjysmë burgim
Isa Salihi është dënuar me dy vjet e gjysmë burgim, si dhe me një dënim shtesë që ia ndalon atij mbajtjen e ndonjë pozite publike për një periudhë prej dy vjetësh nga data e lirimit të tij nga paraburgimi.
Lajme
Këtë vendim e ka marrë një trup gjykues i përbërë prej gjyqtarëve vendas dhe ndërkombëtarë i Gjykatës Themelore në Pejë, ku është dënuar për veprën penale të shfrytëzimit të pozitës ose autoritetit zyrtar, për ta ndihmuar ish-gjyqtarin Kolë Puka për nxjerrjen e vendimeve gjyqësore të kundërligjshme dhe duke siguruar kësisoj përfitime për veten e tij ose për dikë tjetër, në kundërshtim me nenin 422, paragrafi 1 i Kodit Penal të Kosovës, dhe nenin 432 lidhur me nenin 33 të Kodit Penal të Kosovës, transmeton KP.
Rasti ishte ndjekur sipas detyrës zyrtare nga një prokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK). Palët kanë të drejtë ankese.