Delja e ngordhur gjendet në qendrën stërvitore të Hannoverit
Futbollistët e Hannoverit kanë arritur në qendrën stërvitore të premten, duke e gjetur një dele të ngordhur, e lidhur për tela që e rrethojnë fushën, me gjasë e lënë nga tifozët ose rivalët e Eintracht Braunschweig. Të dyja skuadrat do të përballen të dielën në Eintracht Stadion, ndërsa pritet që qetësinë ta ruajnë 3,300 policë.…
Sport
Futbollistët e Hannoverit kanë arritur në qendrën stërvitore të premten, duke e gjetur një dele të ngordhur, e lidhur për tela që e rrethojnë fushën, me gjasë e lënë nga tifozët ose rivalët e Eintracht Braunschweig.
Të dyja skuadrat do të përballen të dielën në Eintracht Stadion, ndërsa pritet që qetësinë ta ruajnë 3,300 policë.
“Koha juaj do të arrijë të dielën, ju kafshë të ndotura”, shkruante në një pankartë të lënë së bashku me delen.
Policia e ka konfirmuar incidentin. “Sot, rreth orës 07:00, në qendrën sportive të Hannoverit është gjendur një kafshë, e cila kishte cofur. Shenjat po ekzaminohen. Jemi duke e hetuar dhunën ndaj kafshëve në këtë rast”, ka njoftuar policia gjermane.
Drejtori sportiv i Hannoverit, Dirk Dufner e ka përshkruar incidentin si të shëmtuar dhe të papranueshëm, të bërë nga disa individë të çoroditur.
Derbi i parë në mes të dy skuadrave këtë sezon kishte shpërthyer në dhunë, kur katër persona ishin arrestuar dhe 14 oficerë policie ishin lënduar.