Guarin ndahet me Interin

Rrezikon të rihapet çështja Fredy Guarin në Inter, pas gabimit të rëndë të mesfushorit kolumbian në barazimin 2:2 me Livornon në xhiron e shkuar në Serie A. Sipas të përditshmes sportive italiane Tuttosport, e ardhmja e Guarinit në Inter është sërish në dyshim, pavarësisht vazhdimit të kontratës në Giuseppe Meazza muajin e kaluar. Vendimi i…

Sport

02/04/2014 14:45

Rrezikon të rihapet çështja Fredy Guarin në Inter, pas gabimit të rëndë të mesfushorit kolumbian në barazimin 2:2 me Livornon në xhiron e shkuar në Serie A.

Sipas të përditshmes sportive italiane Tuttosport, e ardhmja e Guarinit në Inter është sërish në dyshim, pavarësisht vazhdimit të kontratës në Giuseppe Meazza muajin e kaluar.

Vendimi i trajnerit Walter Mazzarri për ta lënë Guarinin në bankinë kundër Livornos thuhet se ishte një ‘ndëshkim’ për qëndrimin e shfaqur nga ylli kolumbian në fushë gjatë takimit të një jave më parë me Udinesen, ku Nerazzurrët sërish barazuan.

Guarin e ktheu topin drejt portës së tij duke i mundësuar Emegharas të shënonte goline barazimit 2:2 për Livornon, pesë minuta para fundit, duke zgjuar kritika të ashpra nga tifozët e Interit.

Ai ishte shumë pranë transferimit në Juventus në janar në marrëveshje shkëmbimi me sulmuesin Mirko Vucinic.