Hoeness e shikon Bayernin nga burgu

Ish presidenti i Bayern Munichut, Uli Hoeness do të kalojë një mbrëmje të pazakonshme në duelin mes ish skuadrës së tij dhe Manchester Unitedit sonte, në kuadër të çerekfinales në Ligën e Kampionëve. Hoeness u dënua me tri vjet burg për evazion fiskal dhe ka vendosur të shërbejë dënimin, pasi dha dorëheqje nga të gjitha…

Sport

01/04/2014 06:45

Ish presidenti i Bayern Munichut, Uli Hoeness do të kalojë një mbrëmje të pazakonshme në duelin mes ish skuadrës së tij dhe Manchester Unitedit sonte, në kuadër të çerekfinales në Ligën e Kampionëve.

Hoeness u dënua me tri vjet burg për evazion fiskal dhe ka vendosur të shërbejë dënimin, pasi dha dorëheqje nga të gjitha funksionet e tij në gjigantin bavarez.

Dhe, sipas medieve gjermane ai do të kalojë një mbrëmje të pazakonshme ku në vend se të jetë në stadium, ai do ta shikojë Bayernin e tij kundër Manchester Unitedit nga dhoma e burgut.

Dhoma e Hoenessit

Në dhomën e tij prej tetë kuadratesh, ai do të ketë mundësi t’i ndjek ndeshjet e futbollit sepse mbi guacën e tualetit, do të ketë të instaluar një televizor LCD.

Nuk është ajo me çka është mësuar, por ngadalë duhet të pranojë realitetin e ri që do ta përcjell në tri vitet e ardhshme. Shikim të këndshëm.