Mourinho: Hazard e Oscar vlejnë së paku 300 milionë

Jose Mourinho e ka ‘trembur’ paksa Paris Saint Germainin, i cili thuhet se do ta bëjë gati një ofanzivë për futbollistët e Chelseat, Eden Hazard e Oscar. Trajneri portugez është treguar i qartë në vendimin e tij për të mos i lënë të largohen mesfushorin belg dhe atë brazilian. “Nuk më mundojnë aspak këto lajme,…

Sport

30/03/2014 21:10

Jose Mourinho e ka ‘trembur’ paksa Paris Saint Germainin, i cili thuhet se do ta bëjë gati një ofanzivë për futbollistët e Chelseat, Eden Hazard e Oscar.

Trajneri portugez është treguar i qartë në vendimin e tij për të mos i lënë të largohen mesfushorin belg dhe atë brazilian.

“Nuk më mundojnë aspak këto lajme, nuk ka problem. Nëse ekziston Fair Play financiar, PSG nuk ka para për t’i blerë”, deklaroi fillimisht ‘Special One’.

“Nëse kjo nuk do t’i pengonte, dhe nëse ata do ta bënin një ofertë marramendëse, për shembull 300 milionë euro, mendoj se Chelsea do ta shqyrtonte këtë mundësi”, vazhdoi ish trajneri i Portos, Chelseat, Interit dhe Real Madridit.

23 vjeçari Hazard dhe 22 vjeçari Oscar janë dy prej lojtarëve kryesorë të Chelseat këtë sezon.